Ndërlidhjet

SHBA dënon planet izraelite për shtëpi të reja në Bregun Perëndimor


Vendbanim izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor
Vendbanim izraelit në Bregun e pushtuar Perëndimor

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar fuqishëm Izraelin për miratimin e planeve për ndërtime të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit thanë se planet për 300 shtëpi të reja dhe një zonë industriale do të zvogëlojnë perspektivat për zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Izraeli insistoi se bëhet fjalë për më pak se 100 shtëpi.

Ministria e Jashtme izraelite tha se shtëpitë e reja do të ndërtohen brenda zonës së një vendbanimi ekzistues.

Rreth 570,000 izraelitë jetojnë në më shumë se 100 vendbanime, të ndërtuara prejse Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor më 1967.

XS
SM
MD
LG