Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Qeveria po privatizon Trepçën


Minatorë në Trepçë
Minatorë në Trepçë

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se Ligji për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, nuk trajton Trepçën si aset nacional për zhvillim, por siç e quajnë atë “ plaçkën e radhës së Qeverisë”.

Në një konferencë për media, nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, ka thënë se “Ligji për Trepçën u bë për privatizim e dialog, në vend se të ishte për sovranizim e zhvillim”.

Megjithëse ligji u është dhënë deputetëve vetëm dy ditë para seancës për trajtimin e tij, ne e kemi lexuar ligjin dhe kemi propozuar amendamente për këtë, sepse e kuptuam që ligji nuk e trajton Trepçën si aset nacional për zhvillim, por si plaçkën e radhës së Qeverisë, e cila për 16 vite e ka deindustrializuar Kosovën, e ka shkatërruar ekonominë dhe ka sjellë papunësinë më të madhe në Evropë”, ka thënë Sejdiu.

Qeveria me këtë ligj, ka shtuar Sejdiu, ka sjellë një situatë ku në secilin nen të këtij ligji sigurohet që privatizimi të bëhet heshtazi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar pas mesnatës së të premtes, Ligjin për Trepçën, me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e plotësuar, i cili ngjalli kundërshtimet e deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancës së dytë, në sallë.

XS
SM
MD
LG