Ndërlidhjet

Raporti: Ofensiva kundër Mosulit mund të filloj brenda disa ditësh


Pamje e një konvoji ushtarak të forcave të Irakut duke avancuar në periferi të Mosulit
Pamje e një konvoji ushtarak të forcave të Irakut duke avancuar në periferi të Mosulit

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar se operacioni ushtarak për rimarrjen e kontrollit në qytetin verior irakian Mosul, nga militantët e Shtetit Islamik, do të filloj brenda pak ditësh “nëse atje nuk do të ketë zhvillime të jashtëzakonshme”.

Në raportin e publikuar sot, janë cituar burime irakiane dhe zyrtarë, që kishin marrë pjesë në bisedimet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

U tha se forcat myslimane sunite të stërvitura nga ushtria e Turqisë në kampin Bashiqa, në pjesën veriore të Irakut, do të marrin pjesë në operacionin e planifikuar.

E përditshmja Wall Street Juournal ka raportuar pardje se kërkesat e Ankarasë, që aleatët e saj sunitë të marrin pjesë në ofensivë, kishte paraqitur kërcënim për përçarjen e një aleance të forcave irakiane.

Raportohet se presioni nga Turqia ka shkaktuar “kërkesa të reja nga milicitë shiite me ndikim”, që tash po e rishqyrtojnë marrëveshjen e mëparshme, për të pasur një rol më tepër të kufizuar në luftën për Mosul.

XS
SM
MD
LG