Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron SHBA-të: Masa “të dhimbshme” për sanksionet e reja


Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se Moska është në gjendje të marr masa “asimetrike” dhe të “dhimbshme” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione më të forta ndaj Rusisë.

Ryabkov i është drejtuar ligjvënësve në dhomën e ulët të parlamentit në Rusi, ku më vonë do të miratohet dekreti i presidentit Vladimir Putin, për suspendimin e marrëveshjes së plutoniumit me Uashingtonin.

Në projektligjin e dërguar në parlament më 3 tetor, Putin ka vendosur parakushte nëse kjo marrëveshje rikthehet në fuqi. Aty përfshihen heqja e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë dhe kompensimin e dëmeve që kanë shkaktuar ato si dhe reduktimi i infrastrukturës ushtarake amerikane, si dhe zvogëlimi i trupave në Evropën Lindore.

Më 16 tetor, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se janë duke e konsideruar mundësinë për vendosjen e sanksioneve të reja, me qëllim që t’i bëhet presion qeverisë siriane dhe mbështetësve të saj për t’i dhënë fund bombardimeve në qytetin e Alepos.

Rusia është aleat kyç i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG