Ndërlidhjet

Pesë viktima në rrëzimin e aeroplanit në Maltë


Maltë - rrëzimi i avionit, foto nga web
Maltë - rrëzimi i avionit, foto nga web

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i lehtë u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të Maltës. E përditshmja Times of Malta shkruan se një aeroplan i tipit Metroliner u rrëzua pak çaste pasi u ngrit në ajër nga aeroporti i Maltës me destinimin drejt Misratës në Libi

Dëshmitarët thonë se panë “aeroplanin tek ngritej përpara se papritmas të kthehej nga ana e djathtë dhe të “të drejtohej poshtë drejt tokës” dhe duke u përfshirë nga flakët, njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve

Nuk ka njoftime për të mbijetuar, njofton Reuters.

E përditshmja Times of Malta njoftoi se pjesë të djegura të avionit ranë në rrugë në një perimetër në afërsi të aeroportit dhe zjarrfikësit në vendngjarje e spërkatën atë me shkumë.

Të gjtiha fluturimet nga aeroporti kryesor i Maltës janë anuluar. (REL)

XS
SM
MD
LG