Ndërlidhjet

Thaçi: Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme


Qindra njerëz kanë marshuar sot në Prishtinë në kuadër të fushatës për kurimin e kancerit në gji
Qindra njerëz kanë marshuar sot në Prishtinë në kuadër të fushatës për kurimin e kancerit në gji

Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme, ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij zyrtar në rrjetin Facebook.

“Me triumfin e tyre kundër kancerit, shumë gra në Kosovë janë shndërruar në frymëzim për shumë njerëz, duke iu dhënë forcë për jetë”, konsideron zoti Thaçi.

Kjo deklaratë u bë derisa sot në Prishtinë është mbajtur një marshim për luftimin e sëmundjes së kancerit, me pjesëmarrjen e qindra vetëve.

Ky manifesim u bë në kuadër të fushatës për sensibilizimin e opinionit për sëmundjen e kancerit në gji në Kosovë.

XS
SM
MD
LG