Ndërlidhjet

Irak: Kryeministri u ka bërë thirrje militantëve të IS-it të dorëzohen


Haider al-Abadi
Haider al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, i ka bërë thirrje grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), që të dorëzohet në Mosul, derisa forcat e qeverisë së Irakut po depërtojnë në këtë qytet për të parën herë.

Zoti Abadi, i veshur me uniformë luftarake, gjatë paraqitjes së tij të sotme në televizionin e Irakut, tha se “ata nuk kanë nga të ikin, ata mund të vdesin ose të dorëzohen”.

Këto komente ai i bëri derisa forcat irakiane i kanë thyer linjat e mbrojtjes së Shtetit Islamik në një lagje lindore të Mosulit.

Ky depërtim ndodhi pas dy javësh të ofensivës madhore të ushtrisë së Irakut dhe luftimeve të ashpra për t’i pastruar hapësirat përreth nga militantët e IS-it dhe për ta rimarrë kontrollin në Mosul.

Prej vitit 2014, Mosuli është nën okupim të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG