Ndërlidhjet

FBI: Hetime për një dokument të falsifikuar në emër të kandidates Clinton


Ilustrim i sulmeve kibernetike

Agjencia Reuters ka raportuar se hetimet e agjencisë amerikane FBI, lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, janë zgjeruar në dokumentet e falsifikuara, që sugjerojnë se fushata e kandidates demokrate, Hillary Clinton, mund të ndërmarrë masa ekstreme, siç është edhe “skenari për trazirë civile”, për ta siguruar fitoren.

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara privatisht kanë tërhequr vërejtjen se fushata ruse për shkatërrimin e besueshmërisë së zgjedhjeve, mund të ketë lëvizur përtej depërtimit dhe rrjedhjes së emailiave të Partisë Demokratike, duke postuar dëshmi të imagjinuara për vjedhje të votave ose dezinformata të tjera, raporton Reuters.

Raportohet se FBI po e shqyrton një memorandum elektronik prej 7 faqeve, të postuar në rrjetin Twitter, më 20 tetor, nga personi Roger Stone, një operativist republikan dhe ish-ndihmës i kandidatit republikan për president, Donald Trump, që e ka logon e Fondacionit Clinton dhe kompanisë për hulumtime të opinionit, Benenson Strategy Group.

Në memorandumin e titulluar “Programi i Shpëtimit”, që është identifikuar si “i falsifikuar” nga fushata Clinton dhe Fondacioni Clinton, pretendon se rejtingu i saj në hulumtime të opinionit ka rënë dhe ka bërë thirrje për “ndryshime të ashpra të strategjisë për nëntor”, që mjund të përfshijnë “skenar të trazirës civile” dhe “sulm radiologjik” me bomba “të pista”, për shkatërrimin e votimeve më 8 nëntor.

Nuk është e qartë se ku e ka origjinën ky dokument i rrejshëm dhe si ka filluar të qarkulloj në Internet.

XS
SM
MD
LG