Ndërlidhjet

Forcat irakiane luftojnë IS-in në qytetin e fundit para Mosulit

  • RFE /RL

Forcat e mobilizuara në afërsi të Mosulit

Trupat irakiane që po avancojnë drejt Mosulit kanë zhvilluar një betejë, të dielën, për qytetin e fundit ndërmjet tyre dhe bastionit të grupit militant Shteti Islamik në veri.

Sulmi i së shtunës në Hammam al-Alil, rreth 15 kilometra në jug të Mosulit, kishte për objektiv të pakëtn 70 pjesëtarë të grupit militant Shteti Islamik në qytetin e lumit Tigër, tha komandanti i operacionit të Mosulit gjeneral majori Najm al-Jabouri.

Gjenerali Jabouri tha se sulmi nisi rreth orës 10 në mëngjes, dhe disa militant provuan që të ikin përtej lumit, megjithëse të tjerët rezistuan fuqishëm ndërkohë që ndaluan tri përpjekje për sulme vetëvrasëse me bombë, njofton Reuters.

“Beteja është shumë e rëndësishme – është qyteti i fundit për ne përpara Mosulit”, jut ha Jabouri gazetarëve. Helikopterët irakianë po mbështesin ushtrinë, tha ai, të përkrahur gjithashtu edhe nga avionët e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që kanë goditur objektivat e IS-it në qytet për disa ditë me radhë.

Në një deklaratë ushtria tha se forcat e sigurisë kanë ngritur flamurin në ndërtesën qeveritare në qytet, por nuk tha nëse ai ishte nën kontroll të plotë saj. (REL

XS
SM
MD
LG