Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për dy sulmet vetëvrasëse në Irak

  • RFE /RL

Forcat irakiane të sigurisë në Tikrit më 2015

Militantët Shteti Islamik kanë marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh vetëvrasëse me ç'rast janë vrarë të paktën 21 persona dhe plagosur një numër të tjerë në dy qytete në Irakun verior.

Sulmet vdekjeprurëse erdhën në kohën kur forcat qeveritare irakiane po zhvillojnë betejë me militantët Shteti Islamik për rimarrjen e qytetit të Mosulit, të dytin më të madhin në Irak.

Sulmet në qytetin Tikrit dhe Samarra, më 6 nëntor, duket të jenë pjesë e një vargu të sulmeve diversante të grupit ekstremist.

IS ka publikuar një deklaratë me të cilën merr përgjegjësinë për sulmet, por thotë se ishin tre sulmues, dy që goditën Sammarran dhe i treti që sulmoi Tikritin. Zyrtarët irakianë thanë se ishin vetëm dy sulmues.

Në Tikrit, një sulmues me bombë shpërtheu autoambulancën e mbushur me mjete shpërthyese në hyrjen jugore të qytetit në mëngjes, duke vrarë 13 persona.

Një sulmues tjetër shpërtheu makinën në një parking për pelegrinët që po vizitonin një vend të shenjtë shiit në Samarra, duke vrarë 8 persona.

Autoritetet në të dyja qytetet kanë shpallur orën e ndalim qarkullimit, nga frika e sulmeve të tjera të mundshme. (REL)

XS
SM
MD
LG