Ndërlidhjet

IS-i përdori auto-ambulanca për sulme vetëvrasëse


Tikrit, 6 nëntor 2016.
Tikrit, 6 nëntor 2016.

Sulmuesit vetëvrasës kanë përdorur auto-ambulanca të mbushura me eksplozivë për të vrarë së paku 21 njerëz në qytetet e Irakut, Tikrit dhe Samara.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer të dyja sulmet.

Sulmi i së dielës në qytetin e shenjtë Samara ka goditur pelegrinët shiitë, përfshirë edhe iranianë. Një radhë e automjeteve që prisnin për të hyrë në Tikrit, është goditur po ashtu.

Në veri, forcat qeveritare të Irakut vazhdojnë ofensivën për të rikthyer kontrollin e Mosulit nga Shteti Islamik, por ato janë duke u përballur me rezistencë të ashpër.

XS
SM
MD
LG