Ndërlidhjet

Gjenerali pro-rus fiton rrethin e parë të zgjedhjeve në Bullgari

  • RFE /RL

Rumen Radev, ish komandant i Forcave Ajrore të Bullgarisë

Rezultatat e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale në Bullgari tregojnë se kandidati pro-rus që mbështetet nga Partia Socialiste ka fituar rrethin e parë të votimeve, që u mbajt më 6 Nëntor.

Por mbështetja për Rumen Radev, një gjeneral ushtrie në rezervë dhe ish komandant i Forcave Ajrore të Bullgarisë, nuk arriti 50 për qind të votave të nevojshme për të fituar presidencën që në rrethin e parë.

Me 95 për qind të votave të numëruara të rrethit të parë, rezultatet tregojnë se 53 vjeçari Radev, ka marrë 25.7 për qind të votave

Kandidatja e qendrës së djathtë, Tsetska Tsacheva, që pritej të fitonte me rezultat të ngushtë në rrethin e parë, kishte mbështetjen e vetëm 22 për qind të votuesve.

Radev garoi si një kandidate e pavarur por konsiderohej si një candidate e Partisë Socialiste Bullgare – pasardhëse e Partisë Komuniste Bullgare.

Radev ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sanksioneve të të BE-së ndaj Rusisë dhe që Bullgaria t’i rinisë lidhjet e saj ekonomike dhe politike me Moskën, aleate e saj e dikurshme, shkruan AP.

Bullgaria është anëtare e BE-së dhe e NATO_s. Presidenca bullgare është më shumë një post ceremonial por ka edhe ndikime në vendimet politike.

Rrethi i dytë I votimeve, ndërmjet Radev dhe Tsatseva do të zhvillohet më 13 nëntor. (REL)

XS
SM
MD
LG