Ndërlidhjet

Gjermani: Policia bastis xhami dhe banesa - qeveria ndalon grupin islamik


Ilustrim - bastisje e policisë në Gjermani në tetor 2016
Ilustrim - bastisje e policisë në Gjermani në tetor 2016

Policia në Gjermani ka kryer një numër bastisjesh, heret në mëngjes, në xhami, apartamente dhe zyra në dhjetë zona të Gjermanisë, ndërkohë që Qeveria ka ndaluar një grup të cilin e akuzon për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik, ka bërë të ditur ministria e brendshme.

Një zëdhënëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjtihëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.

Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrjetje, tha ajo.

Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën. (REL)

XS
SM
MD
LG