Ndërlidhjet

Shtypja e lartë e gjakut – problem për njerëzit në shtetet e varfëra


Ilustrim
Ilustrim

Numri i njerëzve me shtypje të lartë të gjakut në gjithë botën, pothuajse është dyfishuar në 40 vitet e fundit dhe ka arritur në shifrën prej 1.1 miliard njerëz, ndërsa ky problem është më i madh në vendet e varfëra se sa në ato të pasura, thuhet në një studim shkencor të publikuar sot.

Rritje është shënuar veçanërisht në Afrikë dhe Azinë Qendrore, kanë thënë studiuesit, që e kanë përgatitur raportin, të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shtypja e lartë e gjakut mbetet, po ashtu, “problem serioz shëndetësor” në pjesën qendrore dhe lindore të Evropës, ku më tepër se një e treta e popullatës ballafaqohet me këtë problem.

Hipertensioni shkakton dëmtim shtesë në enët e gjakut, zemër, tru dhe veshkë. Është shkaktari kryesor i sëmundjeve kardiovaskulae, që çojnë në sulm në tru dhe zemër, dhe vlerësohet se në gjithë botën shkakton 7.5 milionë vdekje në vit.

Në këtë studim konstatohet se shkallën më të vogël të hipertensionit në përgjithësi e kanë Koreja Jugore, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

XS
SM
MD
LG