Ndërlidhjet

Obama kërkon nga Trumpi që ta kundërshtojë Rusinë


Obama kërkon nga Trumpi që ta kundërshtojë Rusinë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar nga pasardhësi i tij, Donald Trump, që ta kundërshtojë Rusinë kur bëhet fjalë për konfliktet në Ukrainë dhe Siri. Obama i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Obama i bëri thirrje presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, që të mos bëjë kompromise të mëdha me vlerat amerikane apo normat ndërkombëtare, vetëm që të arrijë marrëveshje me Rusinë. Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, Trump kishte thënë se dëshironte t'i përmirësonte marrëdhëniet SHBA-Rusi. (Reuters)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG