Presidenti Vladimir Putin dje personalisht ia ka dorëzuar pasaportën ruse aktorit të njohur amerikan, Steven Seagal, pasi më herët këtë vit, lideri rus ia ka dhënë shtetësinë ruse.
Gjatë takimit në Kremlin me zotin Seagal, Putin tha se shpreson se shtëtësia e re e aktorit Seagal, është shenjë e “normalizimit gradual të raporteve dypalëshe ndërmjet qeverive tona”, ka njoftuar presidenca e Rusisë.
Pastaj aktori para Putinit e ka nënshkruar pasaportën, pasi presdienti rus i tha se pa nënshkrim, pasaporta nuk do të ishte e vlefshme.
Steven Seagal është njëri prej personaliteteve të njohura perëndimore, i cili është shoqëruar me Putinin dhe e ka lavdëruar atë, përkundër mospajtimeve të thella diplomatike në raportet ndërmjet Moskës e perëndimit, për shkal të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjes së speratistëve të armatosur nga ana e Moskës, në pjesën lindore të Ukrainës.
Personat e tjerë të njohur perëndimorë, që u është dhënë shtetësia ruse nga Kremlini, gjatë viteve të fundit, janë edhe aktori francez, Gerard Depardieu dhe boksieri amerikan, Roy Jones Jr.
Seagal i tha Putinit se është “nder” për të që gjendet në Kremlin dhe që takohet me presidentin rus, ka njoftuar Kremlini.
Në fillim të nëntorit, Kremlini pat njoftuar se Putin ia dha shtetësinë aktorit Seagal, pasi për një kohë të gjatë këtë e ka kërkuar Seagal.