Ndërlidhjet

Gjashtë të arrestuar pas vdekjes së 11 vajzave turke


Adana, Turqi
Adana, Turqi

Në provincën Adana të Turqisë, zjarri në konvikt u ka marrë jetën 11 vajzave dhe një mësimdhënëseje.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raporton se autoritetet kanë arrestuar menaxherin e konviktit dhe pesë persona të tjerë në lidhje me rastin.

Sipas zyrtarëve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga prishja elektrike.

Vajzat që kanë vdekur kanë qenë midis 11 dhe 14 vjeçe.

Njëzetedy vajza të tjera janë plagosur.

Konvikti në qytetin Aladag strehon vajza të familjeve të varfra nga fshatrat përreth.

XS
SM
MD
LG