Ndërlidhjet

SHBA: Një gjykatës vendos për rinumërim në Miçigan


Ilustrim

Një gjykatës federal ka vendosur që në Miçigan të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit, shkruan Reuters duke u mbështetur në artikujt e mediave të këtij shteti federal.

Sipas “Detroit Free Press”, gjykatësi Mark Goldsmith ka urdhëruar mëngjesin e të hënës që rinumërimi të fillojë sot dhe të finalizohet deri më 13 dhjetor.

Përpos Miçiganit, ankesa për rezultatin e votave janë paraqitur edhe në Uiskonsin dhe në Pensilvania, tri shtete këto ku fitues doli Donald Trump.

Partia e Gjelbërt dhe kandidatja e saj, Jill Stein, kanë dorëzuar ankesat duke thënë se po e bëjnë këtë për të siguruar integritetin e sistemit votues amerikan dhe jo për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG