Ndërlidhjet

Egjipt: Presidenti e ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “akt terrorist”


Forcat e sigurisë së Egjiptit janë mbledhur në afërsi të vendi ku ka ndodhur sulmi i sotëm

Nga një shpërthim afër një katedraleje kopte në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, janë vrarë së paku 25 vetë dhe plagosur 49 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët egjiptianë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Egjiptit, MENA ka raportuar se eksplodimi i sotëm ishte shkaktuar nga një sulmues me bombë në kishën Shën Pjetri, afër katedrales, ku gjendet selia e Kishës Ortodokse të Egjiptit.

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sissi, e ka dënuar sulmin duke e cilësuar si “akt të tmerrshëm terrorist” dhe i ka shpallur tri ditë zie për viktimat.

Popullata e krishterë kopte përbënë afro 10% të popullatës së tërësishme të Egjiptit.

Ky eksplodim ndodhi një ditë pasi nga një sulm me bombë janë vrarë 6 policë në një pikë të kontrollit në Kajro.

Grupi militant, i quajtur Hasm, e ka marrë përgjegjësinë për sulm. Autoritetet thonë se ky grup është i dyshuar për lidhje me Vëllazërinë Myslimane, që është e ndaluar me ligj në Egjipt.

Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër kryengritjes islamike, që ka ndërmarrë sulme vdekjeprurëse në Kajro dhe qytete të tjera të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG