Ndërlidhjet

Turqi: Paraburgosen 235 zyrtarë kurdë 


Ilustrim
Ilustrim

Policia turke raportohet se ka paraburgosur 235 persona gjatë bastisjeve që kanë pasur cak zyrtarët e Partisë Demokratike Popullore kurde.

Agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”, raporton se personat në fjalë janë kapur pas bastisjeve në Turqinë lindore më 12 dhjetor, për shkak të lidhjeve të dyshuara me subjektin e jashtligjshëm, Partia e Punëtorëve e Kurdistanit (PKK).

Kjo ka ndodhur pasi një organizatë që ka lidhje me PKK, Skifterët e Lirisë së Kurdistanit, e kanë marrë përgjegjësinë për dy sulmet me bomba të 10 dhjetorit në Stamboll, që morën jetën e 38 personave.

Disa orë pasi e morrën përgjegjësinë, aeroplanët ushatarak të Turqisë, kanë kryer sulme ajrore kundër caqeve të PKK-së në rajonin Zap të Irakut verior, sipas një njoftimi të ushtrisë turke.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike Popullore kurde, që është edhe subjekti i dytë më i madh opozitar në parlamentin turk, tashmë janë duke pritur nisjen e procesit gjyqësor për shkak të lidhjeve me PKK, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG