Ndërlidhjet

Vazhdohet bllokimi i parlamentit polak për gazetarët 


Ilustrim
Ilustrim

Megjithë protestat, mediat ende nuk lejohen që të kenë qasje në dhomën e ulët të parlamentit të Polonisë, i quajtur Sejm, ka thënë kryetari i Senatit, Stanislaw Karczewski.

Javën e kaluar, udhëheqësi i dhomës së ulët të parlamentit polak apo Sejm, Marek Kuchcinski, ka vendosur të ndalojë gazetarët që të kenë qasje pas protestave që nxiti plani qeveritar për këtë vendim.

“Kam biseduar me Z. Kuchcinskin. Ai vazhdon t’i qëndroj atij vendimi”, ka thënë Karczewski gjatë konferences me gazetarë pas takimit me përfaqësues të mediave rreth kësaj çështjeje.

Ai ka thënë se mediat do të kenë qasje në Senat gjatë kohës kur ai e udhëheqë atë, të marten dhe të mërkurën, mirëpo Sejm apo dhoma e ulët e parlamentit është qendra e jetës politike polake.

XS
SM
MD
LG