Ndërlidhjet

OKB krijon panel për të përgatitur rastet e krimeve të luftës në Siri


Alepo, Siri

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me kundërshtime të fuqishme nga Rusia dhe Siria, votoi për krijimin e një paneli, që do të përgatisë raste të krimeve të luftës dhe të abuzimeve me të drejtat e njeriut në Siri.

Rezoluta, e hartuar nga Lihtenshtajni, është miratuar me gjithë paralajmërimet e Rusisë se Asambleja po ndërhyn në punën e Këshillit të Sigurimit, ku Rusia vazhdimisht u ka vënë veto rezolutave për të ndjekur penalisht krimet e dyshuara të luftës në Siri.

Paneli do të punojë me Komisionin e OKB-së për Hetime, i cili ka dorëzuar disa raporte të detajuara për krimet e kryera gjatë luftës.

Ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Ja’afari, tha se rezoluta ëshë “e paligjshme” dhe se kërcëon zgjidhjen e konfliktit.

Rezoluta është mirëpritur nga organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

XS
SM
MD
LG