Ndërlidhjet

Aleppo para rënies

Para se Aleppo të bëhej simbol i tmerreve të luftës së vazhdueshme në Siri, ishte i njohur për tregtarët dhe artizanalet e tij. Qendra e Dokumenteve "Aga Khan në MIT" ka lejuar RFE / RL-në të riprodhojë 14 imazhe nga arkivi i tyre të dalluara, për të ndihmuar rrëfimin e historisë së qytetit të dytë më të madh në Siri, të shkatërruar nga lufta që e ka përfshirë atë.
Trego më shumë

Pamje nga lart e Kalasë së Aleppo-së, e fotografuar në vitin 1937. Kur shkrimtarja Gertrude Bell vizitoi qytetin e famshëm tregtar në vitin 1907,  ajo e krahasoi atë "një filxhan dhe një pjatë, shtëpitë qëndrojnë në pjatë dhe kalaja si një filxhan i kthyer përmbys".
1

Tunelet tregtare Souq në Aleppo, fotografuar më 1980. Me pozitën e saj në Rrugën e Mëndafshit, rrugë e madhe tregtare që lidh Azinë dhe Evropën, Aleppo u bë një qendër e famshme tregtare, ku mund të blihet pothuajse çdo gjë nga Lindja ose Perëndimi. Në korridoret e Souq thuhej: "Marrëveshjet ishin më të rëndësishme se idealet."
2

Shtëpia Ajikbash, një nga pallatet  e ndërtuara nga familje tregtare të pasura në shekullin e 18-të. Statusi i saj aktual është i panjohur.
3

Punimet restauruese në Kala në vitin 2004. Pjesa më e madhe e qytetit të vjetër Aleppo është ndërtuar nën sundimin e umajjadëve, një dinasti sunite myslimane që sundoi mbi Lindjen e Mesme, gjatë asaj që nga shumë sunitë konsiderohet si "epoka e artë" deri në shekullin e tetë.
4

XS
SM
MD
LG