Para se Aleppo të bëhej simbol i tmerreve të luftës së vazhdueshme në Siri, ishte i njohur për tregtarët dhe artizanalet e tij. Qendra e Dokumenteve "Aga Khan në MIT" ka lejuar RFE / RL-në të riprodhojë 14 imazhe nga arkivi i tyre të dalluara, për të ndihmuar rrëfimin e historisë së qytetit të dytë më të madh në Siri, të shkatërruar nga lufta që e ka përfshirë atë.
Aleppo para rënies
9
Burrat në oborrin e Xhamisë Chalabi në vitin 1991. Pas rënies së sundimit francez, Siria ka pësuar tronditje të konsiderueshme para se një grusht-shteti më 1970 e vuri alavitin Hafez al-Assad si kryeministër, pastaj president. Assad, një oficer i forcave ajrore, i cili kishte kaluar 10 muaj në trajnim U.S.S.R. si një pilot luftarak, vendosi një pushtet të pamëshirshëm policor në Siri.
10
Hyrja në një hamam në Aleppo në vitin 1991. Një shkallë e stabilitetit u kthye në Siri nën sundimin e Hafez al-Assadit, por taktikat e shërbimet e tij të sigurisë ishin të pamëshirshme.
11
Një oborr në Aleppo fotografuar në vitin 1981. Me 1980, me represionin në rritje, një grup militant, Vëllazëria Myslimane, ka kryer një seri sulmesh, duke përfshirë masakrën e 50 ushtarëve zlavit, një atentat ndaj Assadit, dhe një tentativë kryengritjeje të përgjakshme.
12
Pamje e një rruge në Aleppo në vitin 1991. Përgjigjja e Asadit ndaj sulmeve ishte represioni nga rrjeti i tij i forcave të sigurisë. Më pas, në vitin 2000, Hafez al-Assad ka vdekur nga një sulm në zemër.