Ndërlidhjet

SHBA: Armëpushimi në Siri – “zhvillim pozitiv”


Mark Toner
Mark Toner

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner, ka vlerësuar se armëpushimi në Siri paraqet “zhvillim pozitiv”.

“Lajmi për armëpushim në luftën civile në Siri është zhvillim pozitiv”, tha sot nëpërmjet një kumtese zoti Toner, raporton AFP nga Uashingtoni.

“Ne shpresojmë se ai do të implementohet plotësisht dhe respektohet nga të gjitha palët. Çfarëdo përpjekjeje që e ndalë dhunën, i shpëton jetët dhe krijon kushte për ripërtitje dhe negociata produktive politike, do të jetë e mirëseardhur”, tha Toner.

Mëtutje, ai është shprehur se “një proces politik gjithpërfshirës, i udhëhequr nga sirianët, ndërmjet regjimit të Sirisë dhe opozitës, është kritik për vendosjen e zgjidhjes së qëndrueshme për këtë konflikt”.

XS
SM
MD
LG