Ndërlidhjet

Gjermani: Paraburgoset siriani që dyshohet se planifikonte sulm terrorist 


Pjesëtarë të njesisë speciale të policisë gjermane

Autoritetet gjermane thonë se e kanë arrestuar një refugjat sirian me dyshimin se po mblidhte fonde nga grupi militant, Shteti Islamik që më pas t’iu jap disa kamionëve me bomba në turma njerëzish.

Arrestimi i kryer sot ndodh dy javë pasi një tunizian ka vrarë 12 persona derisa i ka shtypur ata me kamionin që e ka drejtuar në turmën që festonte Krishtlindjet në Berlin.

Në rastin e fundit, prokurori i qytetit perëndimor Saarbruecken ka thënë se një 38 vjeçar i papunë nga Siria është paraburgosur më 31 dhjetor me dyshimin se bënte përpjekje të mblidhte deri në 180 mijë euro për të kryer sulmin.

Prokurori, Christoph Rebman, ka thënë se personi në fjalë, emrin e të cilit nuk e ka treguar, ka migruar nga Raka e Sirisë në Gjermani, para dy vjetësh, dhe të njëjtit i është dhënë statusi i refugjatit. Ai dyshohet se kërkonte para nga Shteti Islamik në Siri për të blerë kamionë të cilët më pas do i mbushte me 400 deri në 500 kg eksploziv, secilin.

Rebman ka thënë se i dyshuari e ka pranuar se e ka kontaktuar IS-in, por e ka hedhur poshtë se planifikonte që të kryente sulmin, pasi qëllimi i tij ishte të përdorte paratë për të përkrahur familjen e tij në Siri.

XS
SM
MD
LG