Ndërlidhjet

Kuzhinieri i njohur Jamie Oliver mbyll 6 restorante pas Brexit


Jamie Oliver, kuzhinier i njohur botëror nga Anglia, është detyruar të mbyllë 6 restorante nga 42 sa ka në Britani, për shkak të kushteve të rënda për tregti dhe rënies së valutës në Britani, që nga votimi për dalje nga BE-ja.

Grupi i restoranteve të Jamie Oliver deklaruan të premten se kompania ka pësuar rënie për shkak të devalvimit të "pounds", e cila ka rritur shpenzimet për blerje të përbërësve të nevojshëm në Itali.

Por, në anën tjetër parashikimet se ekonomia e Britanisë do të pësojë rënie nuk kanë treguar rezultatet e pritura.

Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe Bankës Qëndrore angleze, edhe pse valuta ka shënuar rënie, shkalla e papunësisë mbetet e ulët si dhe sektorët tjerë të ekonomisë vazhdojnë të funksionojnë mirë.

XS
SM
MD
LG