Ndërlidhjet

Izrael: Policia thotë se nga sulmi me kamion janë vrarë katër vetë


Nga goditja e një kamioni në grupin e ushtarëve të Izraelit, që po zbritnin nga një autobus në pjesën lindore të Jerusalemit, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 15 të tjerë, kanë thënë policia e Izraelit dhe ekipet e shpëtimit.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, tha se kamioni kishte dalur nga rruga dhe e ka goditur grupin, ndërsa sulmuesi është vrarë.

Policia ka vlerësuar se ky ishte “sulm terrorist” i qëllimshëm.

Ushtarët izraelitë duke pritur largimin nga vendi i ngjarjes, ku nga sulmi me kamion, humbën jetën 4 persona.
Ushtarët izraelitë duke pritur largimin nga vendi i ngjarjes, ku nga sulmi me kamion, humbën jetën 4 persona.

Kjo goditje ndodhi në periudhën më të gjatë se një vit të valës së të shtënave nga palestinezët, therrjet me thikë dhe sulme me automjete kundër izraelitëve.

Sulmi i sotëm shënon vrasjen e parë të izraelitëve në tre muajt e fundit.

Prej shtatorit të vitit 2015, sulmuesit palestinezë i kanë vrarë më tepër se 40 izraelitë dhe dy turistë amerikanë.

Gjatë kësaj periudhe, 229 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e izraelitëve. Izraeli thotë se shumica e palestinezëve të vrarë ishin sulmues, ndërsa të tjerët janë vrarë gjatë përleshjeve.

Izraeli thotë se dhuna është nxitur nga palestinezët, ndërsa palestinezët thonë se kjo është pasojë e okupimit pothuajse 50- vjeçar të Izraelit dhe për shkak të zvogëlimit të shpresave për shtet të pavarur.

XS
SM
MD
LG