Ndërlidhjet

Obama heq disa sanksione ndaj Sudanit 


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të lehtësuar sanksionet ndaj Sudanit, ndonëse Shtëpia e Bardhë ka lënë disa ndalesa në fuqi.

Obama ka thënë sot se vendimi reflekton progresin gjatë gjashtë muajve të fundit të qeverisë së Sudanit, përfshirë edhe reduktimin e veprimeve ushtarake dhe bashkëpunimin me SHBA-në kundër terrorizmit.

Administrata megjithatë ka thënë se ka vendosur të mbajë në fuqi sanksione të gjëra ekonomike dhe financiare kundër Sudanit si rezultat i asaj se ky shtet konsiderohet si sponsor i terrorizmit.

Grupi për të drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” këtë vendim e ka quajtur “të pa-shpjegueshëm” pasi sipas kësaj organizate, qeveria e Sudanit vazhdon të kryej krime lufte.

XS
SM
MD
LG