Ndërlidhjet

Konflikti izraelito-palestinez: Thirrje për zgjidhje me dy shtete


Paris, 15 janar 2017.
Paris, 15 janar 2017.

Mbi 70 vende i kanë bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të angazhohen për zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmbahen nga veprimet e njënashme.

Thirrja është bërë në një deklaratë, pas përfundimit të konferencës ndërkombëtare për paqe në Lindjen e Mesme, të mbajtur të dielën në Paris.

Deklarata u bën thirrje të dyja palëve që “zyrtarisht të konfirmojnë angazhimin e tyre për zgjidhje me dy shtete” dhe të distancohen prej zërave që e kundërshtojnë këtë.

Palestinezët e kanë mirëpritur konferencën dhe deklaratën finale, por kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka refuzuar ta ndjekë atë, ka thënë se konferenca është “manipuluar” kundër Izraelit.

Rrethi i fundit i bisedimeve direkte ka kolapsuar në vitin 2014, pas nëntë muajsh negociata.

XS
SM
MD
LG