Ndërlidhjet

PE: Kryetar i ri është zgjedhur italiani Antonio Tajani


Presidenti i ri i Parlamentit Evropan Antonio Tajani
Presidenti i ri i Parlamentit Evropan Antonio Tajani

Ligjvënësit evropianë e kanë zgjedhur politikanin italian të qendrës së djathtë, Antonio Tajani, për president të ri të Parlamentit Evropian.

Presidenti i deritashëm, Martin Schulz, largohet nga Brukseli dhe kthehet në skenën politike të Gjermanisë.

Zoti Tajani triumfoi kundër bashkështetasit të tij, Gianni Pittella, politikan i qendrës së majtë, pasi gjatë votimit të mbrëmshëm fitoi 351 me 282 vota.

Gjatë procesit zgjedhor për president të Parlamentit Evropian garuan gjithsej gjashtë kandidatë, për të cilët u votua në tri runde.

Antonio Tajani, i cili konsiderohet si person i afërt me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, më parë ka shërbyer si zëvendëspresident i Parlamentit Evropian.

Ai, po ashtu, ishte anëtar i Komisionit Evropian në periudhën 2008 – 2014.

XS
SM
MD
LG