Ndërlidhjet

Rusia thotë se nuk ka ndërhyrë kurrë në vendet e huaja


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Rusia u është përgjigjur akuzave që kanë bërë Shtetet e Bashkuara në drejtim të saj.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, ka reaguar ndaj deklaratave që ka bërë nënpresidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën në Forumin Botëror Ekobomik në Davos.

Biden ka thënë se Rusia paraqet kërcënimin më të madh ndaj “rendit liberal ndërkombëtar” dhe ka paralajmëruar “përpjekje të mëtejshme të Rusisë” për të ndërhyrë në zgjedhjet në Perëndim.

“Ne nuk pajtohemi me këtë deklaratë. Rusia kurrë nuk ka frikësuar askënd. Rusia ka qenë gjithmonë partner i besueshëm, partner i parashikueshëm”, tha Peskov.

“Rusia kurrë nuk ka ndëhyrë në vendet e huaja; Rusia kurrë nuk ka ndërmarrë shkatërrimin e plotë të vendeve dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Përkundrazi, ne jemi të angazhuar në luftën kundër terrorizmit për të shpëtuar shumë rajone nga pasoja të mundshme të pakthyeshme”, tha Peskov.

Inteligjenca amerikane ka konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke pirateruar kompjuterët e Partisë Demokratike, në favor të republikanit Donald Trump.

XS
SM
MD
LG