Ndërlidhjet

Shtatë të dënuar për vepra të terrorizmit


Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të enjten shtatë persona me akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm si dhe për rekrutim për terrorizëm me mbi 20 vjet heqje lirie, gjithsej.

Dënimet për shtatë të akuzuarit për vepra që ndërlidhen me terrorizëm sillen prej 2 vjet e gjysmë deri në 4 vjet e gjysmë heqje lire, për secilin veç e veç.

Ndaj një të akuzuari është refuzuar aktakuza për veprën penale Organizim dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza, thuhet në një kumtesë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG