Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi bisedoi me telefon me kryeministrin Vuçiq

Pamje nga takimi i 24 janarit në Bruksel ndërmjet delegacionit të Kosovës (Isa Mustafa e Hashim Thaçi) dhe atij të Serbisë (Tomisllav Nikolliq dhe Aleksandar Vuçiq), ndërsa në mes është Federica Mogherini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka biseduar me telefon me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar sot në rrjetin Facebook presidenti Thaçi.

Në takimin e fundit në kuadër të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, më 24 janar në Bruksel, janë takuar delegacionet e nivelit më të lartë të të dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në delegacionin e Kosovës, pos presidentit, Hashim Thaçi, ishte edhe kryeministri, Isa Mustafa, ndërsa në atë të Serbisë, pos presidentit, Tomisllav Nikolliq, ishte edhe kryeministri, Aleksandar Vuçiq.

XS
SM
MD
LG