Ndërlidhjet

Francë: Në garën e socialistëve për president triumfoi Hamon


Benoit Hamon

Rezultatet preliminare zyrtare të zgjedhjeve të Partisë Socialiste në Francë, tregojnë se ligjvënësi, Benoit Hamon, politikan i krahut të majtë, ka fituar kundër ish-kryeministrit, Manuel Valls.

Pas numërimit të 60% të fletëvotimeve, zyrtarët thanë se Hamon i kishte më tepër se 58% të votave nga zgjedhjet e djeshme.

Hamon u ka premtuar votuesve disa propozime liberale, përfshirë një shumë të të ardhurave mujore univerzale për të gjithë shtetasit.

Ish-kryeministri Valls gjatë fushatës së tij ka theksuar përvojën e tij gjatë periudhës sa ishte shef i qeverisë.

Zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në muajin prill të këtij viti.

Kandidatë janë liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, lideri konservator, Francois Fallon, kandidati i pavarur, Emmanuel Macron dhe personaliteti i së majtës ekstreme, Jean-Luck Melenchon.

XS
SM
MD
LG