Ndërlidhjet

Policia: Situata në Kosovë e qëndrueshme dhe pa shqetësime


Policia e Kosovës në urën mbi Ibër, Mitrovicë
Policia e Kosovës në urën mbi Ibër, Mitrovicë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se situata e sigurisë në gjithë vendin “është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për shqetësime”.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka reaguar ndaj “një numri shkrimesh në mediat serbe” që kanë publikuar njoftimet për, sic thuhet, “shtimin e pranisë dhe të aktiviteteve të Policisë në lokacione të caktuara” që ka shkaktuar “mbledhjen e rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë”.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dheka nevojë për shqetësime”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që, sic thotë, “të mos bien pre e desinformatave që mund të plasohet nga qarqe dhe për qëllime tjera destruktive” por t’iu “referohen informacioneve zyrtare”. (REL)

XS
SM
MD
LG