Ndërlidhjet

Pakistan: Zyrtari i konsullatës afgane është vrarë nga roja


Policia në Karaçi sot e ka bllokuar rrugën për në Konsullatën e Afganistanit, pas vrasjes që ka ndodhur atje
Policia në Karaçi sot e ka bllokuar rrugën për në Konsullatën e Afganistanit, pas vrasjes që ka ndodhur atje

Konsullata e Afganistanit në Karaçi të Pakistanit ka njoftuar se një zyrtar i saj është vrarë nga një roje e sigurisë.

Policia tha se ky rojtar, i identifikuar si Rahatullah, sot kishte hapur zjarr undër sekretarit të tretë të konsullatës, Muhammad Zaki, pas një mospajtimi personal ndërmjet tyre.

Të dy ata ishin shtetas afganë, ka thënë policia.

Roja e sigurisë është arrestuar pas incidentit, ndërsa policia tha se nuk duket se është akt terrori.

Forcat pakistaneze të sigurisë e kanë bllokuar hapësirën Old Clifton në Karaçi, ku gjendet një numër i misioneve diploamtike.

XS
SM
MD
LG