Ndërlidhjet

Sarkozy përballet me gjyq për shpenzimet në fushatë


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të dalë në gjyq për një rast të financimit të paligjshëm të fushatës.

Prokuroria tha se Sarkozy ka tejkaluar kufirin prej 22.5 milionë eurosh për shpenzime të fushatës në vitin 2012, duke përdorur faturime të rreme nga firma Bygmalion.

Kompania për marrëdhënie me publikun dyshohet se i ka paguar partisë së Sarkozysë 18 milionë euro, duke i mundësuar të kalojë kufirin e shpenzimeve.

Drejtuesit e kompanisë kanë pranuar ekzistencën e mashtrimit, por Sarkozy ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për shpenzimet e tepruara.

Sarkozy ka humbur zgjedhjet e vitit 2012 kundrejt Francois Hollande dhe ka dështuar në përpjekjet e tij për të garuar në zgjedhjet e këtij viti.

XS
SM
MD
LG