Ndërlidhjet

Presidenti i Moldavisë e kundërshton afrimin me NATO-n 


Presidenti moldav, Igor Dodon
Presidenti moldav, Igor Dodon

Presidenti pro rus i Moldavisë, Igor Dodon e ka paralajmëruar NATO-n që të mos shpejtojë përpjekjet për afrim me vendin e tij, ndërsa është shprehur dhe kundër hapjes së zyrës së aleancës veri-atlantike në Kishinau.

Këtë deklaratë e ai e bëri pas takimit me zëvendës-udhëheqësen e NATO-s, Rosa Gottermoeller me 7 shkurt.

“Për mua hapja e një zyre të tillë nuk ndihmon në sigurinë e popullit; është provokim që është nxitur nga qeveria e kaluar”, iu ka thënë ai gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.

Presidenca është kryesisht pozitë simbolike në Moldavi. Qeveria në Kishinau mbetët nën kontrollin e një koalicioni të partisë pro integrimit në BE.

Prejse është zgjedhur në dhjetor, Dodon megjithatë rregullisht ka thënë se ai dëshiron të rikthejë marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Rusinë.

Gottermoeller ka thënë se megjithatë NATO do të vazhdojë me planin për hapjen e zyrës ndërlidhëse në Kishinau, gjatë këtij viti.

“Fjala nuk është për një bazë ushtarake, por një mision të vogël diplomatik që ka staf vetëm civil”, ka thënë Gottemoeller duke shtuar se “Moldavi nuk do të ketë ushtarë të NATO-s”.

XS
SM
MD
LG