Ndërlidhjet

Rritja ekonomike në Evropë "në rrugë të duhur, por e cenueshme"


Ilustrim (©Shutterstock)
Ilustrim (©Shutterstock)

Rimëkëmbja ekonomike e Evropës mbetet në rrugën e duhur, por e cenueshme ndaj daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe administratës së re të Shteteve të Bashkuara, thanë të hënën zyrtarë të BE-së.

Brukseli ka rritur parashikimet për rritje ekonomike në Eurozonë në vitin 2018, por ka paralajmëruar se BE-ja si tërësi po lundron në "ujëra të turbullt".

"Ekonomia evropiane është treguar e qëndrueshme ndaj goditjeve të shumta që ka pësuar gjatë vitit të kaluar", tha komisionari për çështje ekonomike i BE-së, Pierre Moscovici.

"Me pasigurinë në nivele të tilla të larta, është më e rëndësishme se kurrë t'i përdorim të gjitha mjetet politike për të mbështetur rritjen", shtoi ai.

Ekonomia në Eurozonën 19-anëtarëshe do të rritet për 1.6 përqind në vitin 2017 dhe për 1.8 përqind më 2018, ka thënë Komisioni Evropian në parashikimin dimëror ekonomik.

Në parashikimin e bërë në vjeshtë, këto shifra kanë qenë 1.5, përkatësisht 1.7 përqind.

XS
SM
MD
LG