Ndërlidhjet

Tillerson i tha Lavrovit se pret që Rusia t’i plotësoj përkushtimet për Ukrainën


Pamje nga takimi i sotëm Lavrov (majtas) - Tillerson në Bon të Gjermanisë
Pamje nga takimi i sotëm Lavrov (majtas) - Tillerson në Bon të Gjermanisë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i ka thënë ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se Rusia duhet t’i respektoj përkushtimet e veta për Ukraninën, nëse dëshiron të ketë bashkëpunim ndërmjet Moskës dhe administratës së re amerikane të presidentit, Donald Trump.

Mëtutje zoti Tillerson, tha sot pas takimit me ministrin Lavrov në Bon të Gjermanisë, se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me Rusinë “kur ne t’i gjejmë fushat e bashkëpunimit praktik, me të cilat do të përfitoj populli amerikan”.

Tillerson theksoi, po ashtu, se “kur ne nuk pajtohemi, Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë për interesa dhe vlera të Amerikës dhe aletëve të vet”.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se derisa “kërkohet terren i ri i përbashkët”, Uashingtoni pret që Rusia “t’i respektoj përkushtimet e veta ndaj marrëveshjeve të Minskut” për pjesën lindore të Ukrainës dhe “të punoj për uljen e dhunës në Ukrainë”.

Pas takimit të sotëm Tillerson – Lavrov, që u bë gjatë mbajtjes së samitit të grupit G20, ministri rus tha se është biseduar për çështjet e ndërlidhura me Sirinë, Ukrainën dhe Afganistanin.

Lavrov tha se nuk është diskutuar për çështjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, që ishin ndërmarrë për shkak të ndërhyrjes së Kremlinit në pjesën lindore të Ukrianës dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

XS
SM
MD
LG