Ndërlidhjet

Moskë: Opozitari rus, Kara Murza lirohet nga spitali dhe largohet nga shteti 


Fotografi arkivi e aktivistit opozitar rus, Vladimir Kara-Murza i Riu
Fotografi arkivi e aktivistit opozitar rus, Vladimir Kara-Murza i Riu

Politikani opozitar rus, Vladimir Kara Murza i Riu është liruar nga një spital i Moskës dhe menjëherë ka udhëtuar jashtë Rusisë për trajtime të tjera mjekësore.

Kara Murza u shtrua në spital pas një sëmundje të dyshimtë që ai thotë se ishte helmim.

Politikani rus dhe bashkëshortja e tij, Yevgenia, janë larguar sot nga Rusia sipas një njoftimi në rrjete sociale nga avokati Vadim Prokhorov. Postimi nuk thotë se ku kanë shkuar ata.

35 vjeçari, Kara Murza është sëmurë në Moskë më 2 shkurt dhe ka kaluar disa ditë në gjendje kome.

Simptomet kësaj radhe kanë qenë identike me ato që ai i ka përjetuar në vitin 2015 që gjithashtu beson se ishte helmim i qëllimshëm si hakmarrje për aktivitetet e tij politike.

Kara Murza ka qenë kordinator i organizatës jo qeveritare, “Rusia e Hapur”, organizatë kjo e themeluar nga ish oligarku, Mikhail Khodorkovsky.

Ai ka qenë bashkëpunëtor i afërt i politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov që u vra afër Kremlinit në shkurtin e vitit 2015.

XS
SM
MD
LG