Ndërlidhjet

Zarif: Irani nuk reagon mirë ndaj kërcënimeve 


Kryediplomati iranian, Mohammad Javad Zarif gjatë fjalimit të sotëm në Mynih, Gjermani

Kryediplomati iranian, Javad Zarif ka thënë se vendi i tij i hedh poshtë kërcënimet derisa kërkon zgjidhje diplomatike që mbështetet në “skenare që janë të pranueshme nga të dy palët”.

Duke folur në konferencën e sigurisë në Mynih më 19 shkurt, Zarif ka kundërshtuar sanksionet amerikane dhe një njoftim të fundit të presidentit Donald Trump se Irani është “paralajmëruar” rreth testimit të një rakete balistike.

“Irani nuk jep përgjigje të butë ndaj kërcënimeve”, ka thënë Zarif dhe ka shtuar...”ne nuk reagojmë mirë as ndaj sanksioneve, por ne reagojmë mirë ndaj respektit të dyanshëm”.

Zarifi gjithashtu ka akuzuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik se kanë në posedim armatim kimik në Siri, duke shtuar se “përdorimi i armatimit të tillë asnjëherë nuk mund të falen”.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër 18 zyrtarëve qeveritar të Sirisë pas një hulumtimi që thotë se qeveria e Sirisë ka kryer sulm me gaz klorin kundër civilëve.

Rusia dhe Irani janë përkrahësit kryesor të regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad në luftën gati 6 vjeçare, që deri më tash ka marrë jetën e rreth 300 mijë njerëzve dhe ka detyruar miliona të zhvendosen.

XS
SM
MD
LG