Ndërlidhjet

Austri: Lejohet ekstradimi i miliarderit ukrainas për në SHBA 


Oligarku ukrainas, Dmytro Firtash arrin në gjykatën e Vjenës më 21 shkurt 2017

Gjykata e Vjenës e ka miratuar ekstradimin e miliarderit ukrainas, Dmytro Firtash për në SHBA.

Firtash akuzohet nga SHBA-ja për dhënie ryshfeti.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin duke thënë se lejimi i ekstradimit nuk paragjykon fajësinë e Firtashit.

“Kjo do të vendoset në një shtet tjetër nëse ai është fajtor apo jo”, ka thënë gjykatësi pas vendimit.

51 vjeçari, Firtash është bashkëpronar i kompanisë së regjistruar në Zvicër, RosUkrEnergo, së bashku me kompaninë shtetërore ruse të gazit, Gazprom.

Kjo kompani eksporton gaz natyral nga Turkmenistani për në Evropën Lindore.

Zyrtarët amerikanë e kanë kërkuar ekstradimin e tij pasi dyshojnë se Firtash ka dhënë 18.5 milionë dollarë ryshfet për të marrë një leje për një minierë titaniumi në Indi.

Firtash, aleat i ish presidentit ukrainas, Viktor Janukoviq, këtë akuzë e quan “absurd dhe të pabazë”.

Ai ka një aktakuzë për vepra kriminale edhe në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG