Ndërlidhjet

Rusia lavdëron Suedinë, Finlandën për politika neutral ushtarake


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se neutraliteti ushtarak i Suedisë dhe Finlandës është me rëndësi të madhe për siguriinë në rajonin Baltik. Lavrov i ka bërë këto komente gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me ministren e jashtme të Suedisë, Margot Ëallstrom.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë të mirë për politikën e Suedisë, dhe të Finlandës gjithashtu në lidhje me kursin e tyre netural sa i përket çështjeve ushtarake”, ka thënë Lavrov dhe ka shtuar “në e shohim këtë si të gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal në vendet baltike, dhe Evropë në përgjithësi”.

Përkrahja publike në Finland dhe Suedi për të fuqizuar marrëdhëniet apo edhe bashkuar NATO-s janë shtuar pas rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe Evropës.

Në muajin janar, ministri i mbrojtjes së Lituanisë, Jonas Vytautas Zukas, ka thënë se Suedia dhe Finlanda janë duke e shqyrtuar mundësinë përt të dërguar trupa për trajnim të përbashkët me forcat e NATO-s që janë vendour në Baltik.

XS
SM
MD
LG