Ndërlidhjet

Nis raundi i ri i bisedimeve për Sirinë


Siri
Siri

Bisedimet e paqes për Sirinë, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, kanë rinisur sot në Gjenevë të Zvicrës, edhe pse i dërguari i posaçëm i OKB-së, ka thënë se nuk pret ndonjë “arritje të madhe”.

I dërguari i posaçëm i OKB-së, Staffan de Mistura ka nisur sot raundin e bisedimeve, me takime të ndara me delegacionin e qeverisë siriane dhe me delegacionin e opozitës.

Salem al-Meslet, zëdhënës i Komitetit të lartë negociator të opozitës siriane, i ka thënë agjencisë AFP se delegacioni i tij ka kërkuar bisedime direkte me qeverinë.

“Kjo do të kursente shumë kohë dhe do të ishte dëshmi e seriozitet”, ka thënë ai.

Gjatë tri raundeve të bisedimeve në Gjenevë, nuk ka pasur asnjë takim të përbashkët në mes të dy delegacioneve.

Vlerësohet se 300 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur, prej se ka nisur lufta civile në Siri në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG