Ndërlidhjet

Siri: Opozita e fajëson Iranin për pengim të marrëveshjes për paqe


Nasr al-Hariri

Negociatori udhëheqës i opozitës siriane në bisedimet paqësore në Gjenevë të Zvicrës, Nasr al-Hariri, e ka përmendur Iranin si pengesën më të madhe për arritjen e marrëveshjes për paqe në Siri.

Ky përfaqësues opozitar u tha mbrëmë gazetarëve se shkeljet e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, kanë vazhduar në gjithë Sirinë, kryesisht për shkak të milicive të mbështetura nga Irani, që luftojnë së bashku me trupat e qeverisë siriane kundër kryengritësve.

“Irani është pengesa kryesore për arritje të çfarëdo marrëveshjeje politike”, tha zotit Hariri, dhe ka shtuar se edhe Rusia, që është aleate e qeverisë së Sirisë, duhet të fajësohet.

“Rusia ka dështuar ta kontrolloj regjimin dhe milicitë që luftojnë së bashku me regjimin dhe ka dështuar ta kontrolloj Iranin”, tha Hariri.

Ai ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të angazhohen përsëri në rajon dhe të bëjnë presion ndaj Iranit, për të cilin tha se i “ka shpërndarë dhjetëra mijëra luftëtarë sektarë”.

XS
SM
MD
LG