Ndërlidhjet

Në Prishtinë ngrihet aktakuzë kundër një të pandehuri për vepra që lidhen me terrorizëm


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Sh.K., për veprat penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe shmangie nga tatimi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.K. në cilësinë e imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, "përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame".

Po sipas aktakuzës, "ai ka shtyrë të tjerët të marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste".

Në komunikatën e Prokurorisë ai identifikohet vetëm me iniciale, por, sipas mediave në Prishtinë, bëhet fjalë për Shefqet Krasniqin.

XS
SM
MD
LG