Ndërlidhjet

BE zgjat embargon e armëve ndaj Bjellorusisë


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka.

Bashkimi Evropian vendosi që të zgjasë embargon e armëve ndaj Bjellorusisë edhe për një vit, si dhe të lërë në fuqi ndalesën e vizave dhe ngrirjen e aseteve për katër shtetas bjellorusë.

Ministrat e BE-së po ashtu vendosën të përfshijnë një përjashtim në embargon e armëve, për të lejuar eksportin në Bjellorusi të pajisjeve për biatlon (sport olimpik që kombinon skijimn nordik dhe qitjen me pushkë).

Megjithatë, përjashtimi mbetet subjekt i "autorizimit paraprak nga autoritetet përgjegjëse kombëtare për raste veç e veç".

BE-ja ka vendosur embargo armësh dhe sanksione kundër katër kompanive bjelloruse dhe 174 personave, përfshirë presidentin bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave, pas zgjedhjeve presidenciale më 2010.

BE ka hequr kompanitë dhe 170 veta, në mesin e tyre Lukashenka, nga lista e sanksioneve në shkurt të vitit 2016, duke thënë se ka pasur përmirësime në situatën e të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Katër njerëzit që mbeten të sanksionuar, janë të lidhur me zhdukjen e dy politikanëve të opozitës, një biznesmen dhe një gazetar, më 1999 dhe 2000.

XS
SM
MD
LG