Ndërlidhjet

Vuçiq: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të mërkurën se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të përbëntë ‘shkelje të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe të Kushtetutës së Kosovës’. Ai tha se për këtë pret ndihmën dhe mbështetjen e BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe të të gjitha “vendeve të tjera”, kanë bërë të ditur mediat serbe.

Në një konferencë me gazetarë në Kopaonik, Vuçiq tha se së bashku me presidentin Thaçi ‘gjatë bisedës telefonikë nuk janë pajtuar rreth krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës’.

“Këto biseda nuk janë të lehta, por janë me mirësjellje. A jemi pajtuar për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, nuk jemi pajtuar. Këto janë gjëra të mëdha për të luajtur me to. Shtrohet pyetja mos po e bëjnë për çështje te brendshme. Shpresoj se dikush në Prishtinë të mos udhëhiqet nga parimet që ta bëjë për më shumë vota", tha Vuciq.

Ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës “që të mos frikësohen” dhe të qëndrojnë në vatrat e tyre.

“Do të bëjmë çdo gjë që me mjete diplomatike të ndikojmë. Me Marrëveshjen e Brukselit kemi garanci se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk guxojnë të shkelin në veri të Kosovës pa pajtimin e banorëve të atjeshëm dhe të NATO-s. Shpresoj se dikush e kupton se sa po bëjmë për paqen dhe stabilitetin dhe sa shumë po na bëjnë presion”, tha kryeministri Vuçiq.

XS
SM
MD
LG